Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve, vizitoi dy ndërmarrjet e rëndësishme lokale, Renova dhe GreenProdukt, për t’u njohur nga afër me investimet, proceset e punës dhe stafin.
Sot pata kënaqësinë të vizitoj dy ndërmarrjet tona të vlefshme në Tetovë, Renova dhe GreenProdukt, për t’u njohur nga afër me investimet, punën dhe njerëzit që punojnë atje.
Me dekada përvojë në prodhimin e materialeve ndërtimore dhe një histori të zhvillimit të qëndrueshëm që nisi në vitet ’90, sot Renova është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë.
Ndërsa GreenProdukt është një shembull i shkëlqyer i industrisë ushqimore lokale, si përpunim i frutave dhe perimeve dhe produkte të konservuara që sjellin cilësi dhe traditë në tryezat tona gjatë gjithë vitit.
Si kryetar i Tetovës, përkushtimi im është të mbështes rritjen e bizneseve vendore, krijimin e vendeve të punës dhe bashkëpunimin për iniciativa që sjellin përfitime për familjet tona. Falënderoj pronarët dhe punonjësit për mikpritjen dhe angazhimin, bashkë do të punojmë për një Tetovë më të fortë dhe më të zhvilluar.







