19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bilanci rritet me 104 të infektuar, harta e koronavirusit zgjerohet me Vlorën e Shkodrën

Shqipëria shënon sot 104 raste pozitive me koronavirus ndërkohë 4 janë deri tani viktimat dhe 5 pacientë të shtruar në spitalin kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Ndërsa po gjatë kësaj kohe janë shënuar dhe 2 vdekje dhe 2 pacientë të shëruar.

Tirana vijon të jetë zona e kuqe me 68 qytetarë. Ndërkohë në harta është zgjeruar dhe me qytetin e Shkodrës me 1 qytetar dhe të Vlorës me 4 qytetarë. Eshte rritur dhe numri i të infektuarve dhe në Fier e Durrës.

Ogerta Manastirliu deklaroi sot: “Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”

Harta gjeografike- Deri në këto momente janë testuar 856 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 68 qytetarë

• Durrës 7 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 12 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 3 qytetarë

• Korcë 3 qytetarë

• Vlorë 4 qytetarë

• Shkodër 1 qytetarë

Shtohen te shtruarit ne infektiv, 3 ne terapi intensive – Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

2 vdekje brenda dhe 2 te sheruar brenda 24 oresh – “2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet. Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve” deklaroi Manastirliu.

Gjithsej janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Mos shkoni menjehere ne spital- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!oranews.tv/

Të fundit