25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Blerim Sejdiu:“NE NDËRTOJMË, JU PRISHNI, POPULLI VLERËSON!

Sot në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka informuar opinionin se fshatin Strimnicë janë penguar punët në rikonstruimin e rrugës nga disa persona të cilët kanë dëmtuar anësoret e vendosura në këtë rrugë, shkruan Gazeta Express.

Kryetari Sejdiu ka hedhur akuza drejt oponentëve të tij politik që i konsideron si përgjegjës për rastin.

Postimi i plotë i Sejdiut:

“NE NDËRTOJMË, JU PRISHNI, POPULLI VLERËSON!
(Rekonstruimi i rrugës #Strimnicë)

Të nderuar bashkëqytetarë,
Këto pamje demolimi janë në Strimnicë!
Këto pamje vijnë si rezultat i thirrjeve të atyre që kanë pretendime të marrin votën tuaj e sillen gjoja si oponentët e tanë. Ata mendojnë se, mbështetja përfitohet duke prishur gjithçka që është në dobi të qytetarëve.

Të nderuar qytetarë,
Mjafton t’i shihni pamjet, dhe të kuptoni gjithçka për ta. Ata me këto veprime na kujtojnë se nuk kanë ndryshuar aspak! Motoja e tyre është rrënimi dhe zhvatja.

Populli sheh dhe dij të dallojë, për këtë na dha besimin që t’iu shërbejmë!

Tani, ju lutemi hiquni nga rruga dhe na lejoni të punojmë!

Të fundit