24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bisedimet Prishtinë-Beograd, shtohet presioni ndaj Serbisë për marrëveshjen

Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë janë sfidat kryesore për qeverinë serbe në vitin 2023, ndërkohë që presioni perëndimor ndaj po shtohet, shkruan Dojçe Velle.

Në shkrimin me titull “A do ta zgjidhë Serbia çështjen e Kosovës në vitin 2023?”, në median gjermane shkruhet se, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, edhe viti 2023 është shpallur pikë kthese për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës. Prandaj, këto pritshmëri nuk janë të reja, por ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë Perëndimi vepron dhe tingëllon i vendosur për të përfunduar punën në vitin 2023.

Edhe i caktuari i Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka përmendur muajin mars si afat për një marrëveshje mes dy shteteve.

Por nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve, nuk është sfida e vetme për Aleksandar Vuçiç. Sanksionet kundër Rusisë janë tema tjetër e madhe që pritet të zgjidhet në vitin 2023. Opinioni serb është i vendosur kundër vendimeve të tilla, dhe tani për tani kjo është ndoshta e vetmja arsye që i pengon autoritetet serbe t’i bashkohen sanksioneve, shkruan Dojçe Velle.

Të fundit