06/05/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Biznesmenët nga Vizbegova: Arsovska nuk ka komunikuar me ne që kur u bë kryetare komune ne i kemi dhënë një shans para zgjedhjeve

Kryetari i shoqatës së pronarëve në zonën industriale të Vizbegovës, Nuhi Aliu, u ankua se ata si pronarë të kompanive të mëdha që mbushin buxhetin nuk kanë asnjë reagim në ndërhyrjet në infrastrukturë në zonë.

– Nuk dimë nga të fillojmë. Kemi probleme sepse zona është e tri komunave, Butelit, Karposhit dhe qytetit të Shkupit. Kjo zonë ka 800 milionë euro të ardhura në vit, 40 milionë euro fitim në vit, zonë që ka 5000 punonjës dhe që merr pjesë në PBB me 7.5 për qind. Për të menduar më shumë për zonën sepse mbush buxhetin e shtetit, duhen krijuar kushtet elementare për funksionimin e saj. Ne ndërrojmë gomat çdo ditë për shkak të rrugës së keqe. Rrezik ka incidente me ato puseta që janë montuar në rrugë. Në vend të asfaltit janë bërë prej betoni dhe nga këtu kalojnë mjete të rënda.

Ne kemi pasur një iniciativë bashkë me Odën dhe i kemi dërguar letër Danela Arsovskës dhe kemi insistuar që të komunikojmë me të, por nuk kemi komunikim me të. Para zgjedhjeve ia dhamë mundësinë të na tregojë qëllimet e saj dhe ajo tha se problemet tona do të jenë në programin e saj zgjedhor dhe do t’i zgjidhë gjatë mandatit – tha Aliu.

Të fundit