11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Biznesmeni maqedon dhe kosovar shitën biznesin më të madh me fotovoltaikë në Maqedoninë e Veriut

Qendrat më të mëdha me panele fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut janë shitur nga biznesmenët Daniel Lalkov nga Kavadari dhe Sait Vokshi nga Gjilani i Kosovës.

Dy biznesmenët ia shitën kompanitë e tyre, lojtarëve shumë më të mëdhenj nga rajoni dhe më gjerë, megjithëse aktualisht nuk dihet se për çfarë shume, përcjell portali Faktor.

Lalkov është një nga biznesmenët më të mëdhenj nga Kavadari, i cili projektin e përfunduar “Kav Sunce” për prodhimin e energjisë elektrike me fuqi 8,3 megavat afër Kavadarit ia dorëzoi gjigantit energjetik slloven GEN-I, i njohur edhe si një nga tregtarët më të mëdhenj dhe furnizuesit e energjisë elektrike në tregun e lirë në Maqedoninë e Veriut.

Kompania tani merr emrin “GEN-I Kav Sonce” me pronar gjigantin slloven të energjisë, duke zëvendësuar Lalkovin dhe kompaninë e tij Resurs LTDI, e cila tashmë ka marrë përsipër disa projekte të tjera në fushën e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Vokshi, si biznesmen nga Gjilani me kompaninë “MIT Solar”, përgatiti terrenin për hyrjen e kompanisë së madhe turke GRS, e njohur për faktin se përveç energjisë, ndërton edhe objekte të mëdha strategjike, përcjell INA.

Në vend të biznesmenit kosovar, i cili ka regjistruar edhe aktivitete të tjera biznesi në sektorin e energjisë, ekipi i tij është zëvendësuar nga disa menaxherë turq në kompaninë e sapoformuar. Sipas informacioneve fillestare të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, parku diellor “MIT Solar” në Demir Kapi do të kishte fuqi prej 25 deri në 65 megavat.(INA)

Të fundit