19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bjeshkatarët e “Ujëmirit” nga Kërçova pushtuan majën e Araratit në Turqi

Ekspedita e Shoqatës së Bjeshkatarëve “Ujëmiri” nga Kërçova përfundoi me sukses sfidën e radhës. Ata arritën të pushtojnë majën e malit Ararat në Turqi e cila është 5.137 metra mbi nivelin e detit.

“Për fat të mirë, të gjithë anëtarët e ekspeditës që ishin në këtë sfidë ndjehemi mirë dhe normalisht jemi të lumtur që ne si Shoqatë e re e formuar arritëm pa shumë përvojë për të pushtuar ose më mirë të themi të ngjitemi në majën më të lartë Ararat e cila është në lartësi prej 5.137 metra dhe që është maja më e lartë në Turqi. Kjo është me të vërtetë ndjenjë e papërshkrueshme. Ka pamje vërtet të mahnitshme dhe unike”, thotë Lulzim Mehmedi, një nga anëtarët e Shoqatës së Bjeshkatarëve “Ujëmiri” nga Kërçova.

Ai është një nga bartësit e këtij suksesi të madh të kësaj Shoqate kërçovare. rz/bs

Të fundit