Ky është Abedini Adili nga Tetova. Ka mbi 25 vjet që është blegtor. Dikur kishte mbi 1500 krerë bagëti, por tani ka 90% më pak, rreth 150 krerë. Arsyeja për këtë thotë se është edhe mos lëshimi në kohë i subvencioneve nga ana e Ministrisë Bujqësisë.
“Këto subvencionet ja le ti lëshojë, ja le të mos i lëshojnë, se na i bënë veshtë si të gomarit, se një mijë euro është një punëtor. Ai i qeverisë nuk e d këtë punë, ne rroga nuk kemi, harxhimet janë më të mbyt, rryma… a nuk u fryrën në këtë Maqedoni, para me thasë, e dërgon paushall rrymën, ku t’i marrim ne të ardhura nuk kemi, ndërsa nga ana e blegtorisë unë mendoj edhe nja tre vjet, pasi që shkoj vetëm teposhtë dhe do hiqem nga kjo punë”, tha Abdein Adili, blegtor.
Ditë ma parë nga Ministria e Bujqësisë informuan se e kanë paguar pjesën më të madhe të subvencione për bujqit.
“Njoftohen blegtorët se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë pagesën e pagesave direkte nga programi për përkrahje financiare në bujqësi në vitin 2024 për krerë bagëti femra të shënuara, krerë dele dhe koka dhish të shënuara. Pagesa totale e realizuar është 283,4 milionë denarë për gjithsej 9.623 blegtorë. Përfitues të subvencioneve për krerë bagëti femra të shënuara konsiderohen njësitë bujqësore që kanë të regjistruar krerët femra, të cilat kanë mbushur 12 muaj në ditën e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja financiare për këtë masë është 76 milionë denarë për 6.342 përfitues”, u shprehën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Por për Abdeinin, çmimi i ushqimi është shumë i lartë, ndërsa të mbash bagëti në këtë kohë është shumë e vështirë, pasi që sipas tij, në qoftë se një dele nuk e ka ushqimin aq sa duhet, nuk e japin qumështin në masë të madhe .
“Këto dhentë unë kam 150 copë, këta 15 ton drithë duhet të hanë. Një dele normal duhet të hajë normal nga 800 deri në 1 kilogram drithë se këto rrinë më shumë mbyllur se vendin e kemi ngushtë, nuk na bën, duhet të kesh zahire dhe që hedhësh mirë dhe për atë shpina u rinë si sofër, se mua më vjen keq se unë e shkuar të ulën në sofër dhe nuk ka ngelësh ulët edhe këto ngelin unët sot nesër pas nesër edhe ai qengji cofë se nuk ka kulloshtër, edhe këta duhet të kenë pak interes për ne por nuk kanë, shtoi Adili.
Tani është periudha kur bagëtitë mbarështohen, ndërsa blegtorët presin që në muajin maj të shesin qengjat. Ata do të kenë humbje nëse çmimi minimal i një kilogrami të qengjit nuk është 350 denarë.