Bojan Jovanovski para gjyqit ku po flet si i dyshuar për lëndën “Reket”, i ofroi kodet me të cilat, siç tha, do të kuptohet e vërteta për lëndën, sepse Zoran Milevski Kiçeec ka regjistruar gjithçka ‘live’.
“Ofrohem për t’i dhënë kodet, i di përmendësh, por i kam edhe të shkruara, që kjo lëndë të mos përfundojë në mjegull” tha Jovanovski.
Paraprakisht Boki 13 tha se Kiçeec ka qenë i pranishëm në pjesën më të madhe të takimeve dhe gjithnjë ka shkuar i pari që të vendoste pajisje për regjistrim joligjor të takimeve./TV21