25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borell: Ky vit është vendimtar për RMV, duhet të krijohen kushte për të miratuar ndryshimet kushtetuese

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në Shkup bëri thirrje deri tek të gjithë partitë politike në vend që të marrin përgjegjësi për të krijuar kushte për të miratuar ndryshimet kushtetuese, me çka bullgarët futen në Kushtetutë, veprim ky që o të mundësojë hapjen e kapitujve në bisedimet e Maqedonisë për anëtarësim në BE, përcjell TV21. Borell tha se çështja me Bullgarinë nuk do të përsëritet më gjatë bisedimeve BE-Maqedoni e Veriut.

“Për të shkuar përpara, do të thotë edhe përmirësim i marrëdhënieve me fqinjët tuaj, këtu hyn edhe krijimi i kushteve për të miratuar ndryshimet kushtuese. Ky vit është vendimtar, pas marrëveshjes në korrik, kjo është marrëveshja më e mirë që mund të merrni dhe nuk është reale të prisni që kjo temë do të jetë sërish pjesë e bisedimeve”, tha Borell

Të fundit