Ndeshjet e para të grupit I dhe J sollën futboll cilësor dhe spektakël në radhë të parë yjet e futbollit botëror si Messi , Mbappe dhe Haland. Franca mundi Senegalin, Argjentina 3-0 mundi Algjerinë, Norvegjia mposhti Irakun kurse Austria Jordanin.
Kampioni aktual I botës Argjentina nisi me fitore Botërorin 2026 duke mposht 3-0 Algjerinë, ku Lionel Messi ishte protagonisti absolut, duke realizuar një het trik spektakolar dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.
Falë tre golave të kësaj ndeshjeje, ylli argjentinas arriti rekordin historik të Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Tashmë, të dy kanë nga 16 gola në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.
Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte pa debat. Pak çaste pasi kishte shënuar për 1-0 në minutën e 17-të, 38-vjeçari u bë pjesë e një episodi të diskutueshëm me mbrojtësin e Algjerisë, Aissa Mandi. Ka patur polemika nwse Messi duhej tw ndwshkohej me karton tw kuq.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Austria regjistroi një fitore 3-1 ndaj Jordanisë.
Në Grupin I, Norvegjia, triumfoi me “poker” golash përballë Irak. “Bomberi” Haland realizoi dy gola.
Franca mundi 3-1 Senegalin. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me rastet që nuk munguan. Në pjesën e dytë Mbappe dëshmoi cilësitw e tij duke realizuar dy gola.
Botërori vazhdon nesër me ndeshjet e para të Grupit K dhe L : Gana – Panama dhe Uzbekistani – Kolumbia dhe me ndeshjet e raundit të dytë në grupet A dhe B ku takohen Çekia – Afrika e Jugut dhe Zvicra – Bosnja e Hercegovina. /TV Koha/







