Të tjera lajme

BOTËRORI 2026: NË 1/8 E FINALES – FRANCA, NORVEGJIA DHE MEKSIKA

Në tre ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Norvegjia, Franca dhe Meksika siguruan kualifikim në fazën e 1/8 së finales. 

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në 1/8 , pas fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në një ndeshje të fortë dhe me përmbysje emocionesh.

Heroi i sfidës ishte sërish Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të, duke i dhënë avantazhin përfundimtar skuadrës skandinave dhe kualifikimin për në fazën tjetër, ku do të përballet me Brazilin.

 Franca regjistroi fitore bindëse 3-0 përballë Suedisë. Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Kylian Mbappe. Në pjesën e dytë Franca shënoi edhe dy gola me autor Barcola dhe Mbappe . Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet me eliminim direkt të Botërorit. Me këtë fitore, Franca do të ndeshet me Paraguain.

 Meksika ka siguruar fitore 2-0 ndaj Ekuadorit duke regjistruar suksesin e parë në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga viti 1986.

 Pavarësisht një vonese prej një ore për shkak të motit, atmosfera në stadiumin  “Estadio Azteca” ishte elektrizuese, me tifozët vendas që shtynë ekipin drejt një paraqitjeje dominuese që në minutat e para. Në pjesën e parë shënuan Kinones dhe Raul Jimenez dhe ky rezultat mbeti deri në përfundim të ndeshjes.

 Me këtë sukses, Meksika bëhet kombëtarja e vetme që nuk ka pranuar gol në këtë botërorë kurse në fazën tjetër do të përballet me fituesin nga ndeshja Angli- Republika Demokratike e Kongos.

Sonte dhe nesër në program janë këto ndeshje: Anglia – Republika Demokratike e Kongos, Belgjika – Senegali, SHBA – Bosnja e Hercegovina dhe Spanja – Austria.

Të fundit