Sonte me fillim në ora 21:00 në Teksas do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmë finale e Botërorit 2026 ku do të përballen Franca dhe Spanja . Në tribunat e stadiumit pritet që të pranishëm të jenë 95 mijë tifozë ndërsa drejtësi do të ndaj Ivan Barton nga Salvadori.
Franca dhe Spanja do të përballen sonte në Teksas në gjysmëfinalen e parw tw Botërorit 2026, në një duel mes dy prej kombëtareve më të suksesshme të futbollit evropian. Franca, kampione e botës në vitin 2018, synon finalen e tretë radhazi në Kupën e Botës, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në finalen e madhe për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010.
“Gjelat” kanë zhvilluar një turne pothuajse perfekt. Pas tre fitoreve në fazën e grupeve, ata eliminuan Suedinë, Paraguain dhe Marokun, duke mos pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt. Përzgjedhësi Didier Deschamps do të vendosë një rekord të ri me ndeshjen e tij të 26-të në historinë e Botërorëve si trajner dhe synon ta udhëheqë Francën drejt një tjetër finaleje. Ndërkohë, Kylian Mbappé pritet të jetë i gatshëm, pavarësisht se u zëvendësua në çerekfinale ndaj Marokut.
Nga ana tjetër, Spanja nisi turneun me një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, por më pas gjeti ritmin duke fituar grupin dhe eliminuar Austrinë, Portugalinë dhe Belgjikën. Heroi i dy ndeshjeve të fundit ka qenë Mikel Merino, i cili realizoi golat vendimtarë në minutat e fundit. Skuadra e Luis de la Fuente nuk ka humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt që nga marsi i vitit 2024 dhe numëron 36 takime radhazi pa humbje, duke iu afruar rekordit historik të Italisë.
Pra sonte me fillim në ora 21:00 pritet një spektakël i vërtet i dy ekipeve gjigante siç janë Franca dhe Spanja.
Kujtojmë se neër mbrëma po në ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Botërorit 2025, Anglia – Argjentina.








