Kampionati i ri i futbollit 2026/2027 në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut është caktuar të fillon më 23 korrik me ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa të gjitha ekipet janë fazën e përgatitjeve qoftë në terrenet vendore apo në ndonjë Qendër sportive në vend apo jashtë.
Skuadra e vetme që deri më ditën e sotme nuk ka filluar përgatitjet është Bashkimi i Kumanovës. Kohëve të fundit flitej se të mërkurën pra nesër do të fillojnë përgatitjet me trajnerin Muarem Muarem. Por i njëjti nga dita e sotme fillon të punon si trajner përgjegjës me KF Skopjen.
Pra mbetet enigmë e madhe se kur dhe si do të nis përgatitje për kampionatin e ri 2026/2027. Gjithashtu tani më është e njohur se nga ekipi janë larguar pjesa më e madhe e futbollistëve të cilët ishin bartës të ekipit në kampionatin e kaluar, ndërsa nuk ka asnjë shenjë se janë ofruar lojtar të rinj.
Dilema vazhdon të mbetet se kur dhe a do të nis Bashkimi me përgatitje për kampionatin e ri dhe me çfarë futbollistësh do të jenë ne ekip apo do të vazhdojnë me kategorinë e juniorëve!?
Kujtojmë se klubi i futbollit Bashkimi në kampionatin e kaluar përfundoi në pozitën e shtatë me 42 pikë të grumbulluara.








