28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

BQE kërkoi nga bankat të mos paguajnë dividendë deri më 1 janar të vitit të ardhshëm

Bankat në eurozonë duhet ta shtyjnë pagesën e dividendëve dhe për blerjen e aksioneve deri më 1 janar të vitit të ardhshëm, këshillon Banka Qendrore Evropiane (BQE) njofton DPA.

Banka Qendrore Evropiane, selia e të cilës është në Frankfurt, shpreson se kjo do ta përforcojë aftësinë e kreditorëve për t’i “ndërmarrë” humbjet gjatë pandemisë me koronavirus, ndërsa me rritjen e kapitalit të mund hua t’u japin konsumatorëve privatë dhe bizneseve.

“Krijimi i kapitalit të fuqishëm dhe likuiditetit nga kriza e fundit financiare u mundësoi bankave gjatë kësaj krize të vazhdojnë me kreditimin e amvisërive dhe bizneseve dhe me këtë të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë reale”, deklaroi sot Andrea Enrija, kryetra i këshillit mbikëqyrës të BQE-së.

“Prandaj tani është edhe më e rëndësishme që bankat të inkurajohen për ta shfrytëzuar kapitalin dhe likuiditetin e tyre dhe të vazhdojnë të fokusohen në këtë detyrë gjithëpërfshirëse: huat”, shtoi ai.

DPA sqaron se BQE-ja deri më tani nga bankat ka kërkuar t’u përmbahen pagesave të dividendit të aksioneve deri më 1 tetor. Shumë banka u përgjigjën me anulimin e sistemimit të planifikuar të përfitimit për vitin financiar 2019 ose të paktën e kanë zvogëluar.

BQE nga nëntori i vitit 2014 direkt i shqyrton bankat më të mëdha dhe grupet bankare në eurozonë, ndërsa për momentin ato janë 115 institucione në bashkësinë valutore 19 anëtarëshe, që paraqet pothuajse 82 për qind të tregut, sqaron DPA. fb/

Të fundit