24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Brukseli ende shpreson se Shkupi dhe Sofja mund të arrijnë kompromis

Komisioni Evropian nuk tërhiqet nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në kërkesë të MIA-s për reagim pas takimit të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojlko Borisov në Sofje, Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se dë ty palët duhet të gjejnë kompromis dhe se mund të tejkalohen mospajtimet.

“I inkurajojmë të dy palët të vazhdojnë me përpjekjet për gjetje të zgjidhjes për problemet e tyre bilaterale”, tha për MIA-n zëdhënësja për zgjerim Ana Pisonero.

Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i ministrave të BE-së në të cilin do të bisedohet për zgjerimin dhe në të cilin duhet të merret vendim për miratim të korrnizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria tani për tani nuk tërhiqet dhe konsideron se nuk mund të japë dritë të gjelbër derisa nuk gjendet kompromis rreth çështjeve për gjuhën, emrin e shkurtër dhe temat historike.

“Vazhdojmë të shpresojmë se mund të arrihet marrëveshje për korrnizën negociuese së shpejti me qëllim që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare sa më shpejtë që është e mundur”, thotë Pisonero për MIA-n.

Në Komisionin Evropian nuk ka ndryshuar fjalori, thonë prej atje, gjithmonë kanë thënë “sa më shpejtë që është e mundur” asnjëherë nuk kanë dhënë data.

Vetëm kryesimi gjerman dhe vetë komisari evropian për zgjerim publikisht deklarojnë se nga vetë fillimi shpresojnë në konferencë të parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, gjegjësisht në korrniza të kryesimit të Gjermanisë me BE-në.

Duke pasur parasysh atë, thonë nga KE, përdorimi i frazës “sa më shpejtë që është e mundur” nuk paraqet ndonjë ndryshim në ambiciet e Komisionit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

“I përshëndesim përpjekjet e kryesimit gjerman për lehtësim të bisedave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim të arritjes së marrëveshjes në Këshillin për korrnizë negociuese, është qëndrimi zyrtar i Komisionit Evropian, i cili edhe më tutje mbetet në kontakt me të gjitha palët për ta ndihmuar procesin.

Në Bruksel nuk ka përshtypje se Maqedonia e Veriut vepron në mënyrë jokonstruktive në këtë proces, thonë burimet diplomatike të cilët i ka konsultuar MIA dhe shihet pozitivitet në vizitën fizike të kryeministrit Zaev në Sofje në suaza të Procesit të Berlinit.

Ka mbetur tani të gjitha palët të vazhdojnë me kontaktet dhe përpjekjet për arritje të kompromisit, por, edhe pse pala bullgare nuk ka mbështetje nga vendet tjera anëtare për qëndrimet e tyre, në të drejtën e saj të vetos dhe pakushtëzimit, asnjë vend, as institucioni nuk mund të përzihet në çështjet bilaterale, theksojnë diplomatët në Bruksel.

Të fundit