Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 18:30 minuta, në vendkalimin kufitarë “Bllacë e Poshtme”, gjatë kontrollit të pasaportës nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria personi R.M.
31 vjeçar, shtetas i Kosovës, sepse është konstatuar se kërkohet nga Interpoli gjerman. Personi në fjalë është dërguar në Stacionin policor Mirkovci, për procedurë të mëtejme, raporton Alsat-m.