07/05/2024
15.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bujqit e Tearcës me shumë ankesa për subvencionet

Bujqit e rajonit të Tearcës, kanë patur një sërë ankesash të cilët sot ia thanë në sy, zëvendësministrit të Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini.Bujqit,ishin thirrur në një takim informues lidhur me ndryshimet për sa I përketndarjes së subvencioneve por edhe për mënyrën e shfryëtzimit të tokës. Bujqit, kanë patur vërjetje lidhur me subvencionet, infrastrukturën rrugore për tek pronat e tyre bujqësore dhe sistemin e ujitjes. Krahas kësaj, bujqit janë ankuar se duhet që të ndryshojnë edhe mënyra për aplikim për subvencione.

Krahas këtyre vërejtjev, poashtu bujqit janë shprehur se hasin edhe probleme që kanë të bëjnë me pronësinë e tokës që shfryëtzojnë. Ata që I kanë pronat e tyre me dokumente të rregullta marrijn subvencione, kurse ata që e punojnë tokën dhe nuk kanë dokumente nuk marrin subvencione. Prandaj është kërkuar që edhe në këtë pjesë të ndërhyhet që subvencionet ti merr ai që e punon tokën.TV KOHA

Të fundit