27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Manipulimi me çmimet, gjoba të larta për tregtarët

  • Ligji i ri i Konsumatorëve të cilin e paralajmëruan autoritetet nuk mund t’i
    stabilizojë çmimet e ushqimeve. Megjithatë, nëse një tregtar nuk respekton
    rregullat dhe masat tregtare të vendosura nga organet, do të ballafaqohet me gjobë
    të lartë ndërsa dyqani i tij mund të mbyllet.
    Organizata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve thotë se çmimet e ushqimeve tregtarët i përcaktojnë lirshëm.
    Sipas autoriteteve, ligji do t’i japë fund praktikave të pandershme tregtare dhe
    hapësira për manipulimin e çmimeve të ushqimeve do të jetë minimum.Tregtarët
    do të gjobiten nëse ofrojnë informacione të pasakta, mashtrojnë konsumatorët ose i
    bindin në mënyrë agresive qytetarët që të blejnë diçka.
    Ligji i ri i Konsumatorëve parashikon gjobë nga 500 deri në 1000 euro për mikro-firmat dhe 150 euro për personin përgjegjës.
    Gjobat për një tregtar të vogël janë dyfish më të mëdha, në rast se tregtari i mesëm i regjistruar shkel rregullat, mund të fitojë gjobë nga dy deri në pesë mijë euro dhe 350 euro për kreun e kompanisë.
    Gjoba më e lartë është për tregtarët e mëdhenj që sillet nga pesë deri në dhjetë mijë euro dhe 500 euro për personin përgjegjës. Gjoba prej 50 euro parashikohen edhe për tregtarët individual.
    Gjithashtu, parashikohet ndalim i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për
    periudhë prej tre muaj deri në dy vjet, nga gjykata kompetente për tregtarin e
    mesëm dhe tregtarin e madh dhe nga 15 deri në 30 ditë për tregtarin mikro dhe të
    vogël, nga Komisioni për vendimmarrje ndaj kundërvajtjes.TV KOHA

Të fundit