25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bujqit nga Greqia veriperëndimore paralajmërojnë bllokada të kamionëve në vendkalimin kufitar Niki nga dhe drejt Maqedonisë së Veriut

Bujqit nga pjesa veriperëndimore e Greqisë, të cilët dje protestuan në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitlija) drejt Maqedonisë së Veriut, ku arritën me traktorë, synojnë të fillojnë me bllokada në kufirin, por vetëm për kamionë, ndërsa qarkullimi u automobilave do të zhvillitohet pa ndërprerje, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Greqia.

Siç publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, sipas kryetarit të shoqatës së bujqëve të Kastorisë dhe një anëtarit të komitetit joformal për koordinim të formuar nga bujqit, Tomas Moshos qëllimi është prej sot të bllokojnë komunikacionin vetëm për automjetet e mallrave që udhëtojnë nga dhe drejt Maqedonisë së Veriut.

Moshos, përmes rrjeteve sociale, sqaroi se këtë herë nuk do ta mbyllin komunikacionin për automobilat, por vetëm për kamionët, më konkretisht për kamionët që eksportojnë linjit në shtetin fqinj.

ANA-MPA shkruan se çdo ditë në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitlia) kalojnë qindra kamionë, të cilët transportojnë linjit nga dy miniera private në Greqi për nevojat e tre blloqeve të termocentralit në Manastir.

Bujqit nga e gjithë Greqia sot në mesditë do të mbajnë një takim për të përcaktuar hapat e tyre të radhës, ndërsa ndër propozimet është mbajtja e një proteste të madhe në Athinë, por edhe zhvendosja e bllokadave në autostrada dhe bllokimi i qarkullimit.

Ajo që është e sigurët është që bujqit nuk dorëzohen dhe thonë se do të vazhdojnë derisa qeveria t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, theksoi se nuk po shqyrtohen masa shtesë për mbështetjen e bujqëve.

Të fundit