17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgaria nuk lëshon pe për Maqedoninë e Veriut, BE-ja nuk dëshiron ndarjen nga Shqipëria

Ministrat e Punëve Evropiane të BE para pak kohe debatuan për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas burimeve diplomatike të BE-së, Bullgaria ka refuzuar të bëjë lëshime.

Debati për zgjerim paradite në mbledhjen ministrore në Luksemburg ishte pothuajse intensiv, transmetojnë diplomatët, veçanërisht në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe bllokadën bullgare. Sipas të pranishmëve, më këmbëngulëse ishte Gjermania, e cila ka treguar përpjekje të fuqishme për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Pala bullgare megjithatë edhe më tutje ka refuzuar të bëjë lëshime, edhe krahas paralajmërimeve nga vendet anëtare të BE-së se me këtë bllokadë “BE-ja po qëllon veten në këmbë”. Berlini nga ana e saj ka paralajmëruar se me sjelljen e tillë BE-ja shndërrohet në “xhuxh strategjik”.

Sofjes i ishte thënë sërish se në çështjen e kredibilitetit të gjithë Bashkimit Evropian dhe kritikat e vendeve anëtare ndaj pozitës së Bullgarisë ishin “të shumta”, thonë diplomatët në BE.

Përfaqësuesi bullgar ka porositur se “BE-ja nuk e kupton thellësinë e problemit” ndërmjet Shkupit dhe Sofjes se ky kontest është çështje evropiane, dhe se Bullgaria gjendet në një “situatë specifike” për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik.

Megjithatë, Bullgaria nuk mund të japë kurrfarë garancioni as që me qeverinë politike do ta zhbllokojë veton, ankohen diplomatët evropian.

Për shumicën e madhe të vendeve anëtare e qartë është se ndarje nga Shqipëria nuk guxon të ketë, edhe diplomatët e pranishëm në mbledhje vlerësojnë se pothuajse është e pamundur të realizohet ky skenar, “përveç nëse diçka ndryshon deri në fund të ditës”.

Të fundit