20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi Këshilli ministror i BE-së në të cilin vendoset për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Çështjeve Evropiane të vendeve anëtare të BE-së mbërritën në Luksemburg në mëngjes për Këshillin e Punëve të Përgjithshme në të cilin të gjithë presin vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Disa ministra dërguan mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para fillimit të mbledhjes dhe kërkuan të mos bllokohen këto dy vende duke e marrë parasysh përparimin e arritur reformues i cili duhet të shpërblehet.

Bullgaria megjithatë tani për tani nuk jep shenja se do të bëjë lëshime edhe krahas përpjekjes diplomatike portugeze për ndërmjetësim, ndërsa shumica e vendeve anëtare nuk janë të gatshme t’i ndajnë Shkupin dhe Tiranën në këtë pjesë të procesit.

Sekretari shtetëror sllovak në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Martin Klus, deklaroi se për Sllovakinë procesi i zgjerimit është shumë i rëndësishëm dhe potencoi se sot do të kërkohet mënyrë të zhbllokohet rruga drejt BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Me padurim pres përgjigje pozitive sepse në pyetje është kredibiliteti i BE-së në rajon, i cili është shumë i rëndësishëm për Sllovakinë”, tha Klus.

Sekretari shtetëror gjerman Mihail Rot e përsëriti pozitën gjermane se çështjet bilaterale nuk guxojnë ta pengojnë procesin e zgjerimit, ndërsa Lituania vlerësoi se politika e zgjerimit dhe përpjekjet e vendeve kandidate nuk guxojnë të kompromitohen.

Porosi inkurajuese mbërritën edhe nga Irlanda ministri i së cilës theksoi se pret një hap sot në politikën e zgjerimit.

Të fundit