12/07/2024
24.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Me projektet e infrastrukturës nga programi TAV përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve tanë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi komunën e Çuçer Sandevës, ku u përfundua një projekt infrastrukturor nga programi TAV.

“Në këtë komunë është punuar në rikonstruksion të asfaltimit të një rruge në gjatësi prej 2 kilometrash, rruga lidh fshatrat Mirkovc dhe Banjan, gjegjësisht lidh 2 mijë bashkëqytetarë tanë nga këto fshatra ose afër 10.000 bashkëqytetarë nga i gjithë rajoni, të cilët e përdorin çdo ditë. Pikërisht këto janë përfitimet e projekteve infrastrukturore të programit TAV, projektet e infrastrukturës lokale, në të gjitha komunat, në të gjithë vendin, të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve tanë”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri njoftoj se 70% e projekteve të filluara nga programi TAV tashmë janë realizuar dhe të gjitha do të përfundojnë në fund të këtij viti, 2023.

“Me planifikim dhe punë të mirë, gjithçka është e mundur!” Ndërtojmë ujësjellës, kanalizime, salla sporti, rrugë dhe rrugica, kopshte, shtëpi për të moshuarit, qendra rinore, projekte infrastrukturore të rëndësishme për qytetarët që jetojnë në këto komuna.

Ne po forcojmë infrastrukturën lokale, jam i kënaqur kur shoh dinamikën e realizimit të projekteve, do të thotë që bashkëqytetarët e mi fitojnë edhe në cilësi edhe në kohë”, tha Bytyqi.

Kryetari i komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Komnenoviq falënderoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zëvendëskryeministrin për ndërtimin e rrugës prej dy kilometrash që lidh fshatrat Mirkovc dhe Banjan.

“Para se të ndërtohej kjo rrugë në këtë pjesë kemi pasur vetëm disa shtëpi, ndërsa tani kemi me dhjetëra ndërtime dhe 14 kërkesa për ndërtime që janë duke u punuar nga administrata komunale e Çuçer Sandevës. Falënderojmë shumë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që na ndihmon në projekte të tilla që përmirësojnë infrastrukturën në Çuçer Sandevë. Besoj në koordinimin e ardhshëm përmes të cilit do të përmirësojmë imazhin e përgjithshëm të Çuçer Sandevës”, tha Komnenoviq.

Të fundit