17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi në Çikago i prezantoi mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, në suaza të vizitës zyrtare në SHBA, në Çikago, ka mbajtur takim pune me një grup biznesmenë, të përbërë nga pjesëtarë të diasporës e Maqedonisë dhe biznesmenë amerikanë.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, zëvendëskryeministri Bytyqi  theksoi se investimet nga SHBA mund të kenë ndikim transformues në ekonominë e Maqedonisë, sepse me vete sjellin jo vetëm mjete financiare, por edhe ekspertizë, teknologji dhe qasje në tregjet botërore.

“Suksesi që kanë pas vetes biznesmenët nga SHBA premton mundësi për të inkurajuar inovacionin dhe produktivitetin më të mirë në sektorë të ndryshëm. Investimet tuaja do të sinjalizonin besim në stabilitetin ekonomik të vendit dhe potencialin e rritjes, duke tërhequr investime shtesë nga burime të tjera”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Ai theksoi se Qeveria udhëheq politika të parashikueshme ekonomike që krijojnë një mjedis të qëndrueshëm dhe stimulues të biznesit për investitorët potencial.

“Përmes një zgjidhjeje sistematike të përkthyer në një sërë masash të përfshira në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, Maqedonia e Veriut udhëheq politika ekonomike konsekuente për tërheqjen e investimeve, sepse ne kemi krijuar një mjedis biznesi të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe stimulues që ka për qëllim mbështetjen financiare për futjen e proceseve të reja prodhuese, adoptimi i teknologjive të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut nuk mund të pritet më fuqi punëtore e lirë, por konkurruese, me shkathtësi dhe aftësi të zhvilluara që të jetë pjesë e proceseve prodhuese më të avancuara teknologjikisht, e cila meriton një pagë dinjitoze.

“Fokusi i Qeverisë është zhvillimi i fuqisë punëtore për të plotësuar nevojat e industrive më të zhvilluara. Janë duke u realizuar një sërë programesh për kualifikimin dhe rikualifikimin e të papunëve, jam duke zbatuar një program për arsimim të dyfishtë përmes të cilit një pjesë e rezultateve arsimore përshtaten me nevojat e tregut të punës”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Duke folur për forcimin e besimit të investitorëve potencial në sistemin e mbështetjes financiare të investimeve, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se hapësira për praktika korruptive është eliminuar edhe më tej me futjen e asistentit digjital të bazuar në inteligjencën artificiale – ADA.

“Të gjitha informacionet që ju nevojiten për kushtet e investimit, procedurat dhe kriteret për marrjen e mbështetjes financiare do t’ju ofrohet nga ADA, asistenti digjital që as e njeh dhe as nuk e pranon korrupsionin”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Të fundit