18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Qytetarët tanë që sot në mëngjes ishin në Banjska janë nisur të sigurt për në shtëpi të shoqëruar nga policia e Kosovës

Qytetarët e Maqedonisë që qëndrojnë në një hotel në afërsi të manastirit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku dje ka ndodhur një sulm i armatosur, mëngjesin e sotëm janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka njoftuar në Fejsbuk se ata janë nisur për në shtëpi pasi janë intervistuar dhe analizuar nga Policia e Kosovës.

“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës. Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë”, publikoi Osmani.

Shefi i Diplomacisë citon se Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc.

“Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, shton Osmani në një postim në profilin e tij në Fejsbuk.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi dje se në orët e hershme të mëngjesit, përmes telefonit kujdestar të MPJ-së, është marrë informacion për shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut, njëri prej të cilëve është fëmijë, të cilët po qëndrojnë në një hotel, në afërsi të manastirit në fshatin Banjskë, ku u krye një sulm i armatosur ndaj forcave policore të Kosovës.

Të fundit