20/07/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Në vitin 2023 do të përgjysmojmë inflacionin, 2024 është viti i rimëkëmbjes ekonomike

Në vitin aktual 2023 do ta përgjysmojmë inflacionin, ndërsa viti 2024 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike me trend pozitiv ekonomik, thotë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Në një intervistë për emisionin “Çka mendon populli”, në TV Star nga Shtipi, thekson në Evropën të cilës i përkasim, më saktë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet aspirante, është një konkluzioni, se ne e trajtuam mirë krizën energjetike dhe ekonomike dhe kjo do të ketë efekt në uljen e inflacionit, jo vetëm këtu, por kudo në Evropë.

“Inflacioni në vendin tonë është i importuar, sepse sa më shpejt të rimëkëmben ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së, aq më shpejt do të rimëkëmbemi. Parashikimi ynë është që këtë vit do të përgjysmojmë inflacionin nga ai që kishim vitin e kaluar, dhe duke përjashtuar rastet e mëdha me luftën në Ukrainë, do të kemi një rimëkëmbje këtë vit, ndërsa parashikimi për vitin 2024 është që të gjitha ekonomitë, veçanërisht ato me të cilat ne jemi të varur nga importi dhe eksporti do të rimëkëmben, përfshirë këtu edhe tonën”, tha Bytyqi, ndërsa shtoi se tensionet politike në vend, veçanërisht ato për politike ditore, pengojnë rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë sonë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe temave aktuale të ekonomisë, veçanërisht ngrirjeve të fundit të çmimeve, për të cilat tha se janë masa me të cilat shteti mbron qytetarin nga papërgjegjshmëria sociale e disa faktorëve ekonomikë.

Ai shtoi se efekti afatshkurtër i ngrirjes së çmimeve është që t’i ndihmojë qytetarët që të mos ngelin të vetëm duke mbajtur barrën më të madhe të rritjes së çmimeve, veçanërisht pas subvencionimit të kompanive, të cilat pavarësisht parave publike të marra, prapë i rritën çmimet e produkteve bazë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi foli edhe për krizën energjetike, të cilën tha se e tejkaluam me një qasje serioze të Qeverisë, e cila mohoi njoftimet apokaliptike se do të kemi një kolaps energjetik, por gjithashtu adresoi një sërë tema të tjera aktuale, si importi i fuqisë punëtore, rritja e pagës minimale dhe pensioneve, si dhe reformat në sektorin publik.

Të fundit