18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Caca Nikollovska: Grupi i punës për ndryshime kushtetuese nuk ka mandat për ta ridefinuar Kushtetutën

Kryetarja e Grupit të punës për përgatitjen e propozim-nismës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, Margarita Caca Nikollovska thotë se mandati i tyre absolutisht nuk është që të ridefinohet Kushtetuta dhe se opinioni duhet ta ketë të qartë se nuk ka kurrfarë ridefinimi të shtetit, të identitetit maqedonas dhe asaj që do të thotë Kushtetutë.

Liferimi i të pavërtetave për punën e grupit të punës, sipas Caca Nikollovskas, duhet të ndalojë dhe opinioni i jonë të informohet drejt se çfarë bën ose çfarë do të bëjë grupi i punës.

“Mandati ynë absolutisht nuk është të ridefinohet Kushtetuta. Ajo që disa personalitete të caktuara dëshirojnë ta shfaqin, nuk e di nga i nxjerrin. Ata thonë se kanë njerëz brenda që u japin informacione të tilla. Ne në Grupin e punës, jemi dakorduar dhe tani sërish ju bëj thirrje, nëse ekzistojnë, nëse i liferojnë disa informacione të caktuara së paku të liferojnë informacione të vërteta, të thonë çfarë kemi punuar ne deri më tani. Ne e kemi bërë Rregulloren pikërisht për shkak të këtyre situatave të mos ketë ikje nga ajo që e kemi në mandat. Kemi edhe aktvendime të cilat na tregojnë çfarë dhe si. Gjithçka tjetër që e thonë partitë politike është mendim i tyre dhe nuk mund ta ndalojmë ose mohojmë”, tha kryetarja Caca Nikollovska, në pjesëmarrjen në emisionin “Shtypi i mëngjesit”.

Opinioni, potencoi Caca Nikollovska, duhet ta ketë të qartë se nuk ka kurrfarë ridefinimi të shtetit, të identitetit maqedonas dhe asaj që do të thotë Kushtetutë.

“Identiteti maqedonas përmes gjuhës, ekzistimit të popullit është shumë decid në absolutisht të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe nacionale dhe të bëhet njëfarë konfuzioni në të gjithë këtë mjedis nuk është në rregull. Jo për shkak të ofendimeve që unë i marr, ato ofendime le t’u shërbejnë për nder atyre që i bëjnë, megjithatë populli duhet të informohet drejtë dhe nuk duhet të manipulohet”, potencoi Caca Nikollovska.

Ish-gjykatësja kushtetuese theksoi se për momentin grupi i punës punon saktë për atë që duhet të ndryshojë në Kushtetutë, gjegjësisht në vetë Preambulën, ku pjesa “populli maqedonas, si edhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rumun, popullit boshnjak…” do të zgjerohej me numërimin e pjesëve të popujve të tjerë.

Caca Nikollovska potencon se këto ndryshime do të bëhen përmes amendamenteve kushtetuese, pasi e tillë është procedura e ndryshimit të Kushtetutë, ndërsa çfarë do të përmbajnë ato është çështje tjetër.

Të fundit