24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska – Sugareski në Negotinë: Përpiqemi maksimalisht që t’i përshpejtojmë të gjitha projektet dhe ekonominë ta kthejmë në rrugët e vjetra të rritjes

Ndërtesa me banesa sociale në Negotinë duhet të jetë gati në afatin e paraparë prej 18 muajve. Në vend për momentin ndërtohen pesë ndërtesa sociale në Probishtip, Shkup-Butel, Vinicë dhe Sveti Nikollë me gjithsej 506 banesa, ndërsa gjithsej mjetet e parapara janë mbi tre milionë euro.

Këtë e theksuan zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë inspektimit të sotëm në punët ndërtimore në ndërtesën në Negotinë, ndërsa për të cilën shprehën kënaqësi për dinamikën e ndërtimit.

Kjo ndërtesë sociale është e para e llojit të këtillë në këtë komunë, do të jetë me kapacitet nga gjithsej 62 banesa me sipërfaqe prej 35 dhe 45 metër katrorë dhe do të dedikohet për 62 familje me rrezik social nga Komuna e Negotinës.

Sipas ministrit Sugareskit është shumë me rëndësi të vazhdojë me dinamikë të përshpejtuar jo vetëm në këtë ndërtesë, por për të gjitha projektet kapitale, është me rëndësi për të gjithë ekonominë për ndërtimtari dhe degët që i mbulon ndërtimtaria.

Kënaqësi shprehu edhe zëvendëskryeministrja Carovska. Ajo vlerësoi se kjo tregon se në të vërtetë si Qeveri dhe si shtet kujdesen edhe për më të ndjeshmit, por gjithashtu paralelisht edhe për ekonominë.

Kryetari i Negotinës, Toni Dellkov tha se për të personalisht, por edhe për komunën, me rëndësi të jashtëzakonshme është t’u ndihmohet kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

Drejtori i Shoqatës Aksionare për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësinore Afariste dhe Banesore, Kristijan Trajkoski tha se se pritet deri në fund të qershorit të vitit 2021 të jetë gati kjo ndërtesë. svd/ar/

Të fundit