28/10/2024
20.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çerdhja në Tearcë Neziri:Presim vendimin e pushtetit qendror

Çerdhja për fëmijë në komunën e Tearcës është duke pritur dokumentacionin për pranim teknik të objektit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Edhe pse ndërtimi i çerdhes në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës përfundoi disa muaj më parë, në funksion nuk është lëshuar ende. Kjo detyron prindërit që fëmijët e tyre ti dërgojnë në çerdhet e qytetit të Tetovës ku shpesh herë si pasojë e mbipopullimit të tyre, mbeten pa u regjistruar. Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri pranon se kjo çështje është stërzgjatur por jo me fajin e komunës sepse komuna sipas tij, ka realizuar të gjitha kërkesat që janë kërkuar nga pushteti qendror që e njejta të vihet në funksion.Por, deri më tash Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ende nuk e ka bërë kalimin e objektit në pronësi të komunës së Tearcës. Deklarata Nuhi Neziri.Pas marrjes në menaxhim të objektit, më pas do të vazhohet edhe me përzgedhjen e kuadrit që do të kujdeset për fëmijët.Ndërkaq, ka edhe disa procedura që duhet komuna ti realizojë. Deklarata Nuhi Neziri.Çerdhja në komunën e Tearcës filloi të ndërtohet dy vite më parë, ndërsa ishte Financim i përbashkët i Komisionit Evropian, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale si dhe komunës së Tearcës, në vlerë prej rreth 1.5 milion eurove.Tv Koha

Të fundit