Asnjë fëmijë-nxënës nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të pranohen në shkolla, tha më herët Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Ajo kishte theksuar se ishte rritur ndjeshëm numri i asistentëve për këtë vit dhe se do të angazhoheshin më shumë nëse do të kishte kërkesa nga prindërit.– Fëmijët me aftësi ndryshe kanë dhe do të kenë asistentë. Deri më tani janë siguruar 815 asistentë, për 200 asistentë të tjerë pritëm ribalancin e buxhetit, për t`i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kreu detyrën e saj ndërsa konkurset për asistentë janë përgjegjësi e shkollave me qendra burimore dhe detyra e tyre është të planifikojnë se kur do të shpallin dhe publikojnë konkursin” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.Realiteti flen ndryshe nga premtimii dhën i ministres së Arsimit. Fillimi i vitit shkollor ka nisur me pasiguri dhe shqetësimi të mëdha nga prindërit e nxënësve me aftësi të kufizuara, të cilët po përballem me mungesën e asistenvëte edukativë, thonë nga e Majta. Sipas tyre, njoftimet për punësimin e asistentëve janë bërë me vonesë, me dyshime për mundësinë e rekrutimit të ushtarëve partiakë nga DPMNE dhe ZNAM, ndërsa profesionistët me përvojë nuk kanë vazhduar kontratat e tyre.“Levizja e Majta ka marrë një numër të madh reagimesh nga prindërit, fëmijët e të cilëve kanë përdorur asistentë gjatë vitit të kaluar shkollor, për këtë vit edhe pse nuk ka ndryshim në funksionalitetin e fëmijëve, Komisioni për Vlerësimin Funksional nuk u cakton asistent që është thelbësisht të nevojshme për funksionimin efektiv të tyre në procesin e rregullt mësimor! Në opinion po bëhen më të zhurmshme akuzat se njoftimet për punësimin e asistentëve arsimorë janë me vonesë, për të marrë kohë për rekrutimin e ushtarëve partiakë nga DPMNE dhe ZNAM në pushtet, ndërkohë që punonjësit me vite përvojë në këtë fushë të ndjeshme nuk janë, nuk u janë vazhduar kontratat” – thonë nga E Majta.E majta i bën apel ministres që ta marrë seriozisht rolin e saj si përgjegjëse dhe të mos e lejojë atë për shkak të “vështrimeve të fshehta” partiake, te kalkulohen femijet me aftësi të kufizuara, si dhe me prindërit e tyre që kanë nevojë për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen.Tv Koha