13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

‘Certifikata e martesë’ rikthehet në skenë, pas suksesit në festivalin ‘Apollon’

Komedia “Certifikata e martesës” do të rikthehet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Shkruar nga Ephraim Kishon, me regji nga Driada Dervishi, “Certifikata e martesës” është një komedi sociale e filozofike.

Pas 30 vitesh bashkëjetesë, çifti Meleku kujtohen që nuk dinë ku është certifikata e martesës. A varet realisht martesa nga një certifikatë? Dhe më e rëndësishmja, pas 30 vitesh a do të martoheshe sërish me burrin a gruan që ke?

Komedia do të jetë në skenën teatrore në datat 17, 18, 19, 20 dhe 21 maj.

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Olta Daku, Mimoza Marjanaku etj.

Në muajin prill, aktorja Olta Daku, e cila ka rol kryesor në komedi, u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste”, në edicionin e 14-të të festivalit mbarëkombëtar “Apollon” në Fier./Atsh/

Të fundit