Chelsea ka arritur të shënojë fitore kundër Dinamo Kievit në shtëpi me rezultat 3-0.
Londinezët ishin shumë më të mirë se kundërshtarët dhe me pak fat rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të.
Olivier Giroud pasoi te Pedro i cili nga brenda zonës shënoi për 1-0
Pedro kishte dhe dy raste të tjera të mira në pjesën e parë, por që nuk arriti të shënojë.
Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Marcos Alonso, por pa sukses.
Edhe në pjesën e dytë Chelsea ishte më i mirë, duke pasur disa raste.
Goli i dytë edhi në minutën e 65-të, kur Willian shënoi bukur nga goditja e dënimit.
Kur pritej të mbyllej ndeshja në skenë doli Callum Hudson-Odoi që shënoi për 3-0.
Chelsea e menaxhoi rezultatin deri në fund, duke i pushuar në këtë ndeshje edhe dy yjet e skuadrës si Eden Hazard dhe Gonzalo Higuan.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.