22/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Cikloni Perëndimor – mot jostabil gjatë fundjavës!

Për shkak të ndikimit të një cikloni nga perëndimi, në vendin tonë sërish do të ketë destabilizim të atmosferës.

Në shumë vende, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit do të ketë mot jostabil të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, që mund të shkaktojnë përmbytje lokale, shkarkime të shpeshta dhe të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.

Drejtoria Për Punë Hidrometereologjike doli me meteo-alarm për situatën e ditës së sotme të motit.

“Sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit do të ketë rreshje të rrëmbyeshme shiu, bubulla dhe kushte për paraqitje lokale të motit të lig” – thonë nga DPHM.

Bëhet thirrje që qytetarët të kenë kujdes maksimal dhe gjatë motit të lig most ë qëndrojnë në ambiente të hapura, nën drunj të vetmuar dhe përreth shtretërit të lumejve.

Metereologët thonë se gjatë fundjavës lokalisht priten rreshje të rrëmbyeshme shiu në pjesën perëndimore të vendit me mbi 25 litra në metër katrorë. /tvklan.mk/

Të fundit