Të tjera lajme

ÇMIMET: MICKOSKI NË NJË TAVOLINË ME PRONARËT E SUPERMARKETEVE!

Rritja e cmimit të derivateve të naftës, sërish hapi dilemën nëse nga pikat e karburantit, shtrenjtimet do të transferohen edhe nëpër rraftet e supermarketeve.

Në përpjekje për të parandaluar një skenar të këtillë, Kryeministri Mickoski ulet në një tavolinë me pronarët e supermarketeve dhe të distributorëve, për t`u thënë se nuk është koha për rritje të çmimeve që do të ishte një goditje tjetër e madhe për xhepat e qytetarëve.

Njëkohësisht, shporta minimale konsumatore vazhdon të rritet në mënyrë dramatike dhe pritet që së shpejti ta tejkalojë kufirin prej 70.000 denarëve.

Autoritetet e vendit paralajmëruan se me kujdes do të ndiqen zhvillimet në tregje. Inspektorati i Tregut dhe Komisioni për mbrojtje të konkurrencës do t`i përforcojnë kontrollet nëpër markete, distributorët dhe importuesit si dhe ndaj prodhuesve të ushqimit duke bërë thirrje për qasje korrekte nga tregtarët dhe zinxhirët e supermarketeve.

Nga e hëna u shtrenjtuan derivatet e naftës. Dizeli u rrit për 14 denarë kurse benzinat për 5 denarë.

Ndryshe, Kryeministri Mickoski u shpreh i kënaqur nga inflacioni në vend, që sipas tij, është më I ulët në rajon me 2.9%.

Të fundit