15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Covid-19, nga 14 korriku Australia do pranojë vetëm 3 mijë vizitorë në javë

Në Australi po përhapet gradualisht varianti “Delta” i koronavirusit, me origjinë nga India, megjithëse vendi qëndron i izoluar dhe ata që e vizitojnë i nënshtrohen karantinës dyjavore. Vendi ka njoftuar se nga 14 korriku do i kufizojë më tej hyrjet.

Australia pritet të përgjysmojë numrin e vizitorëve nga jashtë për të penguar përhapjen e vatrave të reja të Covidit-19.

Nga 14 korriku dhe me gjasë deri vitin tjetër, vendi do të pranojë në kufi vetëm 3 mijë pesona në javë, që janë banorë të përhershëm ose australianë, pasi kufijtë për të huajt qëndrojnë përgjithësisht të mbyllur prej vitit të shkuar.

Kryeministri australian, Skot Morison, tha se reduktimi i hyrjeve nga jashtë do e bëjë më të kontrollueshëm sistemin e karantinës prej virusit, pasi besohet se mosrespektimi i saj ka bërë që në vend të shpërthejë tashmë varianti Delta i koronavirusit.
Sidnei, kryeqyteti i Nju-Sauth-Uellsit dhe qyteti më i madh i vendit qëndron në një izolim dyjavor për shkak të pandemisë.

Të premten u raportuan 31 raste të reja dhe që nga java e kaluar janë 200 persona të identifikuar si bartës të koronavirusit të ri.

Kryeministri Morison tha se i është propozuar një plan me katër faza për të bërë të mundur daljen e vendit nga izolimi, dhe kriter për secilën fazë do të jetë niveli i vaksinimit të popullsisë.

Australia ka raportuar mbi 30 mijë raste dhe 910 viktima gjithsej nga Covidi-19 që nga viti i kaluar.

Të fundit