24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

COVID-19/ Rritet në 75% numri i pacientëve të shëruar

TIRANË, 11 maj  654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve nga COVID-19.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Eugena Tomini, tha sot në komunikimin e drejtpërdrejtë me mediet se vihet re një një rritje e numrit të pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19.

“654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve nga COVID-19”, – tha Tomini.

Sipas saj , në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

/k.s/j.p/

Të fundit