14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çulev e ftoi Spasovskin në seancë qeveritare që të zgjidhet problemi me pasaportat

(MIA) – Unë jam ministër një muaj dhe të gjitha këto situata i trashëgova si rezultat i punës pa plan, të pandërgjegjshme dhe jo profesionale të Oliver Spasovskit për çka është kryer hetim intern dhe doli kallëzim penal, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve ku duhet të locohet përgjegjësia lidhur me problemin me mungesën e formularëve për pasaporta.

Çulev i bëri thirrje Spasovskit të thirr seancë qeveritare që të zgjidhet problemi me pasaportat, ndërsa një prej mënyrave të tij për tejkalim është Qeveria, tha, të miratojë metodologji me të cikën me vulë dhe me dhënien e notës deri tek shtetet në botë do të prolongohet vlefshmëria e pasaportave deri në momentin e arritjes së pasaportave të reja.

Sipas ministrit Çulev, kriza me pasaporta është rezultat i zgjidhjes jointegruese të problemit me pasaportat.

Potencoi se në këtë periudhë duhet të shpallet tender ndërkombëtar për zgjidhjen 10 vjeçare të problemit me dhënien e pasaportave. Edhe njëherë përsëriti se më 24 mars ose më herët duhet të arrijnë 100 mijë formularë për pasaporta, ndërsa dërgesa tjetër pritet të arrijë në shtator ose në tetor të këtij viti.

“Me siguri nuk do të jenë menjëherë me emrin e ri kushtetues të RMV-së për shkak të asaj që nuk janë konfirmuar specifikimet teknike rreth pamjes së pasaportës së re dhe dokumenteve tjera. Për momentin punojnë grupe punuese nga MPB-ja dhe nga kompania ‘Veridos’ sepse edhe kjo nuk është bërë, nënshkruajmë marrëveshje të re kornizë për dy vite me kompaninë e re, porositim, ndërsa nuk janë specifikuar pamja dhe përmbajtja e dokumenteve të reja personale”, sqaroi ministri Çulev. fb/

Të fundit