Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, thekson se ekipe policore kontrollojnë nëse personat, të cilëve u është dhënë urdhër të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të dyshimit se janë të infektuar me virusin Korona, e respektojnë këtë masë, përcjell GazetaExpress.
Sipas tij, me rritjen eventuale të numrit të të infektuarve MPB do të angazhojë patrulla policore, dhe në rrethana të tilla ka kapacitete.