Në ambientet e Komunës së Tetovës u mbajt një forum me temën “Nevojat e qytetarëve të Komunës së Tetovës në sferën e mjedisit jetësor”, organizuar nga Multikultura, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile, si dhe qytetarë të interesuar për të ardhmen e mjedisit tonë të përbashkët. Vlerësojmë këtë organizim dhe mundësinë për debat të hapur, sidomos për përfshirjen e sektorit civil dhe të shoqërisë civile, pasi vetëm të bashkuar dhe të mobilizuar mund të ndërtojmë një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm, njoftuan nga shoqata Multikultura.
Kjo nismë është një hap konkret drejt një partneriteti të nevojshëm mes institucioneve dhe qytetarëve, ku secili e merr përgjegjësinë e vet, theksuan organizatorët..Në këtë forum i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, përfaqësues të shoqërisë civile, nga shoqata e pensionistëve, aktivistë nga sfera të ndryshme e kështu me rradhë. TV KOHA







