Dje në orën 22:25 në Stacionin Policor Tearcë, një 53-vjeçar nga fshati Neproshten ka denoncuar se, deri sa ka qenë i ulur në oborrin e shtëpisë së tij në fshat, ka dëgjuar disa të shtëna nga armë zjarri, pas së cilës ka vërejtur dy projektilë që kishin përfunduar në gardhin e oborrit të shtëpisë së tij. Persona të lënduar nuk ka, është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit.








