17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Debat publik për ndryshimet e Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike

Debat publik për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike do të mbahet sot në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Qëllimi i Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike është vendosja e mënyrës së zgjedhjes së emetimit të fushatave shtetërore me qëllim të transparencës më të madhe gjatë zgjedhjes si dhe zbatimi dhe emetimi i tyre më i shpeshtë me qëllim të ngritjes më të madhe të vetëdijes publike. Saktësohen edhe dispozitat për riemetim të serviseve programore të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e të drejtave autoriale dhe të ngjashme në territorin e shtetit”, thekson MSHIA në Propozim ligj.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në intervistë për MIA-n në prag të debatit publik tha se pret nga të gjitha palët të bëhet ligji që do të jetë në kahje të asaj që kërkohet nga direktivat e BE-së dhe me të cilin do të përmirësohet hapësira mediatike.

“Për momentin po analizojmë katër nene të ligjit. Ato janë të rëndësishme për atë infrastrukturë. Neni i parë është mundësia që shteti të krijojë rregullativë për të drejtat autoriale, ndërsa i dyti është për atë që të përpunohet neni i famshëm 102 në mënyrë që të jetë në pajtim me direktivat e BE-së, sepse tnai nuk mund të përdoret, është i ndaluar, por nga ana tjetër nevoja për institucionet publike dhe komunikimi me qytetarët është rrezikuar. Shohim nga ai aspekt të gjejmë mënyrë sipas direktivave të BE-së, punojmë së bashku edhe me ekspertë lokal edhe me ata ndërkombëtarë, por gjithashtu janë të përfshira të gjitha palët. E di se nuk janë ligje të lehta, prandaj me siguri edhe zgjasin shumë, me vite, por personalisht i dhashë vetes për obligim të mundet mke ato ligje të përballemi me të gjitha sfidat dhe një ditë të kemi zgjidhje për ato sfida”, tha Aliu.

Në arsyetimin e Propozim ligjit është cekur se me nenin 7 nga propozim ligji, pas kreut V shtohen dy krerë të rinj V-a dhe V-b. Kreun V-a (Fushata nga fushata shtetërore në nivel qendror) e përbëjnë pesë nene të reja, 101-а, 101-b, 101-v, 101-g dhe 101-d, me të cilat rregullohen çështjet rreth zbatimit të fushatave shtetërore, komisioni për vendim-marrje pas fushatës shtetërore në nivel qendror, financim të fushatave shtetërore në nivel qendror, zgjedhje e zgjidhjes ideore për fushatë shtetërore në nivel qendror dhe çmimore për emetim. Kreun V-b (Fushata shtetërore në nivel lokal) e përbëjnë pesë nene të reja 101-gj, 101-е, 101-zh, 101-z dhe 101-x dhe me to rregullohen çështjet lidhur me zbatimin e Fushatës shtetërore në nivel lokal, komisioni për vendim-marrje ças fushatave shtetërore në nivel loka, financim të fushatave shtetërore në nivel lokal, zgjehdja e zgjidhjes ideore për Fushatë shtetërore në nivel lokal dhe çmimore për emetim.

“Me nenin 8 të propozim ligjit, neni 102 i ligjit fshihet. Me nenin 9 të propozim ligjit, në nenin 105, paragrafi 1 nga ligji në pikëpamje të financimit të veprimtarisë radiodifuzive, për punën dhe zhvillimin e Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut, Ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për shpërbime audio dhe audiovizuale mediatike, 1 për qind zëvendësohet me 0,9 për qind dhe shtohet paragrafi i ri 2 me të cilin caktohen mjetet për financim të fushatave nga fushatat shtetërore”, qëndron në arsyetim.

Të fundit