07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dedaj: Jemi optimistë se zgjedhjet e 12 prillit do të rikonfirmojnë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Jemi optimistë se zgjedhjet e ndershme, transparente dhe demokratike të 12 prillit do të forcojnë dhe rikonfirmojnë perspektivën dhe standardet evropiane. Përshëndesim njëherësh aprovimin e ligjit të gjuhës shqipe si zyrtare për afrimin e Maqedonisë së Veriut krahas Shqipërisë të fillojnë negociatat sa më shpejtë për anëtarësim në BE dhe NATO pasi janë momente historike për këto vende dhe rajonin. Këtë mes tjerash e tha ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që u mbajt sonte në Shkup.

Në pritjen solemne ku morën pjesë përfaqësues politik dhe të institucioneve të ndryshme, Dedaj ka vlerësuar autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për angazhimin rreth aprovimit të Marrëveshjes së Prespës, protokollit të NATO-s, marrëveshjes bilaterale me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ai, madje këto 12 vite të pavarësisë së Kosovës i quajti vite të sakrificës duke filluar gjithçka nga e para. Dedaj tha se edhe pas 12 vitesh është për të të ardhur keq se si autoritetet e Serbisë ende nuk kanë gatishmëri që të kërkojnë falje.

“12 vite pavarësi ishin 12 vite sfida. Përpjekje dhe angazhime për të sanuar pasojat e luftës shkatërrimtare për të konsoliduar demokracinë e shtetit të Kosovës, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, organizmin e proceseve elektorale, bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtare përfshirë agjendën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit global dhe ndarjes së shtetit dhe institucioneve publike nga religjioni…”, ka thënë mes tjerash ambasadori Dedaj në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. f.

MEDIAL.mk

Të fundit