28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Delegacioni i BE-së: Maqedonia merr ndihmë prej 66 milion eurove për ballafaqim me krizën e coronavirusit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend thotë se gjeneratorët, tendat, batanijet, dyshekët që u paralajmëruan dje në mbështetje të vendit, sigurohen përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, nga ku ishte kërkuar ndihmë. Për t’u marrë me pasojat e krizës me COVID 19, thonë nga Delegacioni i BE-së, 66 milion euro janë dhënë nga BE, të paralajmëruar disa javë më parë. Përveç kësaj, thonë ata, vendit i kërkohet të sigurojë 160 milion euro kredi në mënyrë që të merret me pasojat fiskale.

Dhurimi i parë i materialeve të nevojshme urgjente, i cili gjithashtu përfshin edhe respiratorë, do të jepen nesër.

“Për shkak të keqkuptimeve për ndihmën e BE-së për vendin për t’u marrë me situatën me COVID 19, delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut dëshiron të azhurnojë informacionin mbi shpërndarjen e 66 milion eurove donacione të lëshuara disa javë më parë. Katër milion euro janë për furnizime mjekësore për nevoja urgjente, dhe dërgesa e parë, e cila përfshin respiratorët shumë të nevojshëm, do të bëhet nesër, tre milion euro është për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit – procedurat janë duke vazhduar dhe do të zbatohen në javët e ardhshme, nëntë milion ruro janë për mbështetje të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do të fillojnë të realizohen në vjeshtë, dhe 40 milion euro – fonde edhe për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por edhe masa aktive të punësimit, për të cilat, siç tregojnë ata nga BE, po bëhet dakordimi i fundit me Qeverinë në mënyrë që të kalojë këstin e parë të fondeve në buxhet pas përfundimit të verës.

Po ashtu, 10 milion euro janë ndarë për nevoja të mundshme shëndetësore dhe nevoja të tjera urgjente që mund të shfaqen në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në vend./Telegrafi/

Të fundit