18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Demiri nga Lëvizja BESA: Kovaçevski ”po i këndon si bylbyl” Vuçiqit dhe Beogradit

Nga Lëvizja BESA kanë reaguar reth deklaratave të Kovaçeskit me presidentin Serb, Vuçiq ku sipas Besës dëshmohet edhe njëher se vendi po ec në drejtim jo të duhur.

”Raportimi i kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut përballë presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç dëshmon edhe njëherë për qasjen destruktive që ka kjo qeveri “pro evropiane”. Me këtë veprim të qeverisë ku bën pjesë edhe BDI-ja dhe paterica e saj ASH-ja, treguan se vendi po ec në drejtim jo të duhur dhe drejt vendit të vetëm që ka aleat Rusinë agresore dhe Vladimir Putinin. Kryeministri Kovaçevski dhe patericat e tij shqiptare në qeveri, duhet urgjentisht të distancohen nga politika pro serbe dhe anti-evropiane. Qeveria të ndaj mendjen: shteti është për evropianizim apo për serbizim?! Gjithashtu, për këtë veprim të qeverisë, i bëjmë apel edhe presidentit të vendit të del të dënoj aktet e tilla dhe të mos bëhet president i një anshëm, por të dëshmojë edhe njëherë se është president i të gjithë qytetarëve”- tha Abdush Demiri, sekretar Gjeneral i Lëvizjes BESA.

Të fundit