15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendet trupi i pajetë në Vardar i banorit të Tenovës që u lajmërua si i humbur rreth 3 javë më parë {Foto}

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës ka njoftuar se pasditen e sotme është gjetur trupi i pajetë i banorit të Tenovës që u lajmërua si i humbur rreth 3 javë më parë. Trupi i pajetë i të ndjerit I.R u gjet në ujërat e lumit Vardar, ndërsa u tërhoq në breg me ndihmën e zjarrfikësve të Tetovës. Prokurori Publik së bashku me ekipin e SPB Tetovë kanë qëndruar në vendngjarje për të kryer hetime në lidhje me atë se si ka ndodhur ngjarja. Nga policia thonë se trupi i pajetë do të merret për obduksion, ndërsa pas kryerjes së procedurave mjeko-ligjore, trupi do i dorëzohet familjes për procedurat e varrimit. Në vazhdim e keni raportin e plotë të SPB-Tetovë. “Sot, më 22 gusht në ora 15:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të vendit që quhet “Brioni” dhe stadiumit të vjetër të futbollit, i varur në dru u gjet trupi I pajetë I personit me iniciale I.R. 52 vjeçar nga fshati Tenovë i Komunës së Tetovës. Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Tetovës dhe SPB Tetovë e kanë tërhequr këtë pasdite trupin në breg. Ekipi i ekspertizës së SPB Tetovë në koordinim me Prokuorin Publik kanë kryer hetim dhe trupi të pajetë do i bëhet edhe obduksion. Personi me iniciale I.R u shpall i humbur më 6 gusht, për të cilin ishte lajmëruar se një ditë para ishte larguar nga shtëpia, ndërsa zhdukjen e tij e denoncoi vëllau i tij 57 vjeçar, i cili sot më herët ka ndihmuar edhe në identifikimin e kufomës”/Tv Koha/

Të fundit