Në lidhje me ligjin për Prokurorinë Publike në Maqedoni për të cilin duhet të merren vesh partitë politike deri më 12 shkurt (e mërkurë) para se të shpallen zgjedhjet e parakohshme kuvendare, deputetët e dalë nga OBRM-PDUKM-ja, e që tani veprojnë si grup i pavarur parlamentar në Kuvend, deri tek ministria e Drejtësisë kanë dërguar propozim për këtë ligj ku mes tjerash kërkojnë që mos përdoren “bombat” si material nëpër gjykime.
Kushtet e parashtruara nga deputetët e pavarur janë:
1. Prokurori publik të udhëheq me Prokurorinë Themelore Publike për ndjeke të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zgjidhet me votim nga gjithë prokurorët.
2.Pas mbarimit të akademisë, prokurorët duhet të jenë të angazhuar për tre vite nëpër prokurori themelore.
3. Të definohet procesi i disciplinës ku nuk mund të keqpërdoret dënimi i prokurorëve
4.Prokuroria Themelore nuk mund të krijojë lëndë nga materialet e përgjuara në mënyrë të jashtligjshme.
5. Bartja e lëndëve nga PSP-ja në PTHP duhet të bëhet në harmoni kohore dhe në përkujdesje të ekspertëve.
6. Në rastet Talir 1 dhe 2 duhet që të organizohet gjykim korrekt, pa materiale të përgjuara dhe të njejtit ta tregojnë pafajësinë e tyre.
7.Propozojmë shkatërrim të materialeve të përgjuara.
8. Pas këtij ligji kërkojmë që ankesat të shqyrtohen sipas ligjeve evropiane./botasot/