07/05/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deputetët janë thirrur në orën 15:00 të jenë të pranishëm në Kuvend për mbledhjen për Ligjin e PP-së

(MIA) – Ekziston mundësia që sot në Kuvend në orën 15:00 të mbahet mbledhje në të cilën do të diskutohet për propozim-ligjin për prokurorinë publike dhe propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë, konfirmuan për MIA-n burime nga Kuvendi, por megjithatë mbledhja ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të shtëpisë ligjvënëse.

Deputetët ishin thirrur të jenë të pranishëm në shtëpinë ligjvënëse në orën 15:00, kur duhet të mbahet mbledhja për të dy ligjet, të cilët dje kaluan në Komisionin për çështje evropiane dhe në Komisionin amë ligjdhënës-juridik, konfirmuan për MIA-n burime nga shumica në pushtet.

Debati për ligjin pritet të përfundojë sot, eventualisht të votohet sot, por ndoshta edhe në ditët në vijim. Kuvendi duhet të shpërndahet më së voni deri të dielën, me qëllim që të ruhen afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 12 prill.

Shumicë prej dy të tretave nevojitet për ligjin për PP-në, që nuk është kusht zyrtar për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në, por megjithatë nga përfaqësuesit e lartë evropianë përmendet si sinjal pozitiv i cili do të mund ta lëvizte procesin. ab/

Të fundit