20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deputeti Fadil Zendeli demanton spekulimet, mbetet në Lëvizjen Besa!

Pas largimit të deputetit Bastri Bajrami nga Lëvizja Besa dhe bashkimit me partinë e re të paralajmëruar nga Arianit Hoxha, në rrjetet sociale janë paraqitur spekulime se një hap të tillë mund ta përcjellë edhe deputeti Fadil Zendeli.

Mirëpo në pyetjen tonë nëse mund të ndodhë diçka e tillë, përfaqësues të kësaj partie u përgjigjën:

“Bëhet fjalë për anëtar stabil të Lëvizjes Besa, deputet që mban besën dhe që nuk i ndryshon ngjyrat partiake e as që do të largohet nga Lëvizja Besa”, kanë thënë bashkëpartiakë të tij.

Deputeti Zendeli i pyetur nga Zhurnal, ka thënë se nuk e ndien as të nevojshme të përgjigjet ndaj spekulimeve, duke konfirmuar se vazhdon aty ku është.

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit u përfshi nga turbulenca politike javën e fundit, pas takimit mes Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit. Fillimisht nënkryetari i partisë, Arijanit Hoxha paralajmëroi se distancohet nga ky bashkëpunim, kurse më pas një gjë të tillë e bëri edhe deputeti Bastri Bajrami. Ata sot filluan një nismë të re politike në Maqedoninë e Veriut.

Deputeti Zendeli, në deklaratën e tij për Zhurnal, thotë se organet partiake, në mbledhjen e tyre të parë, do të debatojnë lidhur me këto zhvillime. /Zhurnal

Të fundit