21/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deshi të festonte lehtësimin e masave të mbylljes, parashutisti ra keq dhe theu të dy këmbët

Parashutisti nga Berkshire e Anglisë, që deshi të festonte lehtësimin e masave pas mbylljes si pasojë e coronavirusit, pësoi aksident gjatë lëshimit me paraglajd dhe i theu të dy këmbët në momentin e përplasjes.

Ai kishte humbur kontrollin derisa po fluturonte mbi një zonë periferike dhe ra shumë afër një trekëmbëshi të vendosur para 350 vitesh, që ishte shfrytëzuar për të varur njerëz.

Njësitet shpëtuese kanë fluturuar me helikopter nga afro 60 kilometra largësi, që t’i dalin në ndihmë të aksidentuarit.

“Për ta ndihmuar paraglajdistin janë nisur tri makina të zjarrfikësve, tre 4×4 për fikje zjarri, një makinë policore dhe një helikopter”, thuhet në raportit e njësiti për shpëtim. Si fat i mirë, konsiderohet se ai arriti ta shmangte pirgun e gjatë afro tetë metra.

Megjithëse i theu të dy këmbët dhe ka pësuar edhe disa lëndime tjera të lehta, gjendja tij shëndetësore është e mirë dhe është duke marrë trajtimin e duhur.

Të fundit