02/03/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deshi të luaj me ta, qentë endacakë sulmojnë brutalisht një vajze 9-vjeçare në një qytet në Rusi– e kafshojnë në pjesë të ndryshme të trupit

Ky është momenti kur një tufë e qenve endacakë sulmojnë dhe i shkaktojnë lëndime një vajze 9-vjeçare në një qytet në Rusi.

Bëhet fjalë për një nxënëse e cila tentoi të lidhë miqësi me qentë që po vraponin nëpër borë, kur njëri prej tyre e sulmon dhe e rrëzon në tokë, derisa kamerat e sigurisë në qytetin Novy Urengoy filmuan gjithçka, transmeton Telegrafi.

Vajza e identifikuar si Dasha tentoi të tërhiqet nga kafshët, por ajo u përplas në tokë nga tufa e qenve që e kafshuan disa herë.

Mediat ruse raportojnë se ajo u kafshua nga tre nga katër qentë për afro një minutë, por që në një moment ajo arrin të ngritet në këmbë dhe që sërish e rrëzojnë për tokë.

Njëri e sulmoi në kokë, dy tjerë në kraharor dhe këmbë. E qeni i katër lehte por për fat të mirë nuk e kafshoi.

E po të mos ishte një kalimtar rasti për t’i dalë në ndihmë asaj, ajo do ta kishte më keq punën – e kjo bëri që qentë të largohen. Ajo tani gjendet në spital. /Telegrafi/

 

Të fundit